You are here
Home > Futboll Bota > Mirësevjen në Skoci! E detyron futbolli i tyre, Grezda si “Nejmari” në pjesën e parë

Mirësevjen në Skoci! E detyron futbolli i tyre, Grezda si “Nejmari” në pjesën e parë

Eros Grezda e ka nisur si titullar takimin e sotëm që ekipi i Rangersit, është duke zhvilluar ndaj St Mirren. Pas shumë kohësh që ka qendruar në pankinë, Gerrard ka vendosur t’i besojë shqiptarit, duke e vendosur nga minuta e parë.

Megjithatë, ajo që ka treguar deri më tani në fushën e lojës Grezda, tregon më së miri se Gerrard nuk kishte gabuar me vendimet e tij. Futbolli skocez ndryshon shumë nga ai kroat, ku futbollisti i Kombëtares ishte më parë si pjesë e tij.

Në këto 45 minuta të para nuk kishte shumë raste për t’u mbajtur mend nga Grezda, përpara portës kundërshtare, por shumë skena si të Nejmarit. Ai është gjendur shumë herë i shtrirë në fushën e lojës dhe në britma për shkak të ndërhyrjes së kundërshtarëve, por në pjesën më të madhe të rasteve, arbitri ka vazhduar lojën.

Jemi në futbollin skocez, këtu edhe ndërhyrjet më të tmerrshme, quhen si të rregullta. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve në “Twitter”, që shprehen se nga këto 45 minuta do të mbajnë mend vetëm rrezimet e Grezdës në fushë për të fituar një faull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top