You are here
Home > Futboll Bota > Mirësevjen në Seria A! Kristiano Ronaldo ndryshon në kampionatin Italian

Mirësevjen në Seria A! Kristiano Ronaldo ndryshon në kampionatin Italian

Juventusi ka arritur të fitojë në transfertën e sotme ndaj Parmës me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin Italian.

Megjithatë edhe në këtë takim, ylli portugez, Kristiano Ronaldo nuk e ka lënë gjurmën e tij. Pavarësisht aktivizmit për 90 minuta, Ronaldo ndien mungesën e golit, ndërsa bardhezinjtë duhet t’i falen realizimeve të Mandzukiç dhe Matuidi.

Mungesa e golit të Ronaldos në këto 3 takime, sjellë një ngarkesë të madhe psikologjike për vetë futbollistin dhe kjo nuk është e mirë për ambientin në Torino.

Nuk bëhet fjalë për një ndryshim në pamjen e jashtme këtë herë, por në shifrën e realizimit të golave. Kristiano Ronaldo nuk është më i njëjti, kjo është mirëseardhja që i bëhet në Serinë A. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top