
Kur u krijua një mundësi e re për arritjen në Europian si Liga e Kombeve, të gjithë tifozët e Kombëtareve më të vogla festuan, me të drejtë madje.
Do të kishte më tepër mundësi që Kombëtaret e tyre të arrinin në fazën finale të një kompeticioni të tillë, koha e tregojë. Një gjë e tillë na shërben edhe ne shqiptarëve, që tashmë kemi një tjetër rrugë për të përsëritur historinë e dikurshme.
Megjithatë, jo çdo gjë është kaq e bukur sa paraqitet fillimisht Duke parë lojën që Kombëtaret tregojnë shpeshherë, të lë përshtypjen se diçka luhet pas gjithë kësaj. Më të mëdhajat e cilësojnë si një stërvitje, duke mos treguar asnjë grintë dhe nervë të vetëm në fushën e lojës, megjithëse tifozët i stërmbushin stadiumet si në të gjitha rastet e tjera.
Kapaku i vihet me fitoren e Gjibraltarit ndaj Armenisë me rezultatin 0-1. Surprizat janë të mundshme dhe çdo gjë mund të ndodh, por deri këtu, ishte paksa e tepërt. Armeninë e kanë të vështirë ta mundin edhe Kombëtaret më me emër, por një grup futbollistësh që e kanë këtë lojë thjesht pasion, mposhtin në shtëpi ata që jetojnë me sportin, duke iu përkushtuar në 24 orë të ditës.
Atëherë, si është e mundur? Ndoshta do të ishte më mirë që të mos kemi pritshmëri të larta për një kompeticion të tillë, kur në të nuk luan Shqipëria, çdo takim tjetër duhet të konsideruar si një miqësore. Nuk ka dyluftime, nuk ka grintë, nuk ka zemër, jemi në kompeticionin e surprizsave si Gjibraltari dhe aludimeve, që në këtë rast përligjen disi. Surprizat janë gjithmonë të bukura, por duke parë dorën se çfarë fshihet pas tyre. /Shqiperia.ch/