You are here
Home > Kombëtarja > Mirënjohje/ Tifozët më miqësor që kemi parë, skocezët mbanin shallin me flamurin e Shqipërisë

Mirënjohje/ Tifozët më miqësor që kemi parë, skocezët mbanin shallin me flamurin e Shqipërisë

Në gjithë këto vite që mund ta keni ndjekur Kombëtaren, të gjithë jemi në një mendje e bashkohemi, për të thënë se si tifozët skocezë nuk kishim parë në atdheun tonë të përbashkët.

Të shumtë në numër, por me të njëjta përmasa ishte edhe mirësia e këtyre njerëzve. Gjithçka nisi që përpara se ata të vinin në Shqipëri, teksa kontribuan një fond për bamirësi, sa i përket fëmijëve me aftësi të veçantë në Shqipëri.

E për të vazhduar më tej, sjellja e tyre miqësore ndaj shqiptarëve vihej re në çdo moment. Flasim për dy popuj të lashtë, që kurrsesi nuk mund të komunikonin në një gjuhë tjetër. “Shqiperia.ch” ka qenë në “Loro Boriçi”, ndërsa të shumta ishin rastet kur shihnim tifozët skocezë të bashkuar me ata shqiptarë duke kënduar.

Kulmi arrinte duke parë aksesorët e tyre, ndërsa disa prej tifozëve të Skocisë, kishin marrë shall me flamurin shqiptar, në respekt të mirënjohjes tonë dhe për ta pasur si një kujtim të bukur këtë transfertë, kur të riktheheshin në vendin e tyre. Por nuk do të jenë të vetmit ata që do të mbajnë kujtimet të paharueshme nga e gjitha kjo, edhe Shqipëria nuk e kishte parë një situatë të ngjashme më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top