You are here
Home > Futboll Bota > Mirë gjigand! Grekët nuk humbin kohë me Vrushajn, e vlerësojnë menjëherë

Mirë gjigand! Grekët nuk humbin kohë me Vrushajn, e vlerësojnë menjëherë

Marius Vrushaj është emri që duhet të mbahet shënim nga tifozët dhe kombëtarja shqiptare. Sulmuesi që është huazuar nga Olimpiakosi te Willem II, në elitën e futbollit holandez, ka bërë një debutim ëndërrash.

Ai ka arritur të shënojë në takimin ndaj Nac Bredas, me një gjuajtje fantastike nga distanca, madje që në debutim. Futbollisti në fjalë ka qenë pjesë e moshave të Greqisë, por shpresat janë që në zgjedhje përfundimtare, të vijë me Shqipërinë.

Në një intervistë për mediat e klubit holandez, teksa ka shpjeguar edhe origjinën e emrit të tij, Vrushaj e kishte të qartë që vinte nga Shqipëria. Nga ana tjetër grekët nuk humbasin kohë sa i përket vlerësimit për këtë futbollist.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i menaxherit të komunikimit te Olimpiakosit, që nëpërmjet rrjeteve sociale ka etiketuar Vrushajn duke shkruajtur: “Mirë gjigand”. Qartësisht ky lojtar ndodhet në planet e skuadrës së njohur greke për të ardhmen, megjithëse duhen parë edhe ofertat tunduese që mund të vijnë me kalimin e kohës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top