Në “Elbasan Arena” ka nisur prej orës 16:00 miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Që në start djelmoshat e të dy kapeve kanë shkëmbyer takime vllazërore mes tyre. Në fillim përfaqësuesja e Kosovës U15 ka vendosur dorën në zemër teksa këndohej himni kombëtar i Shqipërisë.
Gjestin etnik, djemtë e Memushaj e kthyen duke takuar stolin e rezervave të Kosovës U15. Ndërsa pak sekonda më vonë të njejtën gjë bënë edhe djemtë e ardhur nga Kosova. Një frymë etnike e përbashkët e cila trasferohet edhe tek “fëmijët” përforcuar lidhjen e gjakut mes dy shteteve.
Armend Pire – SHQIPËRIA.CH