
Sa shumë jehonë ka bërë ekipi i Kamzës në kohët e fundit. Këtu nuk po flasim vetëm për territorin shqiptar, por edhe për atë të huaj. Një goditje e papritur në merkato do të ishte ajo me sulmuesin 27-vjeçar, David Izazola.
Flasim për një lojtar që ka luajtur edhe me Kombëtaren e Meksikës, ka luajtur në Spanjë dhe në kontinente të ndryshme. Jehona e këtij afrimi të Kamzës ishte vërtet e madhe, aqsa shumë gazeta sportive spanjolle e kanë qarkulluar emrin e klubit të Superiores, falë marrëveshjes me “të zhurmshmin” Izazola.
Sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, Naim Qarri ka bërë publike për “Panorama Sportin” edhe një tjetër dakortësim. Gjatë kohës që ekipet tona do të përgatiten për vazhdimin e kampionatit, Kamza do të ketë luksin për tu ndeshur me dy ekipet e Seria A. Bëhet fjalë për Spalin dhe Udinezen, ndërsa datat e sakta do të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Shqiperia.ch/