You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Milot Rashica: Në Gjermani shaj shqip, Kosovën nuk e ndërroj as për 100 Kombëtare

Milot Rashica: Në Gjermani shaj shqip, Kosovën nuk e ndërroj as për 100 Kombëtare

Milot Rashica është ylli i shqiptarëve që luan në nivelet më të larta në futbollin europian. Me ekipin e Verderit arriti t’i shënonte gjigandëve të Bundesligës, duke bërë një jehonë të madhe në Gjermani.

I ftuar në emisionin “N’Kosovë show”, ka rrëfyer edhe pak për eksperiencën te Verderi. Rashica u shpreh se ndodh shpeshherë që shan në gjuhën shqipe, por deklaron hapur edhe dashurinë për Kosovën.

“Në Gjermani më ndodh që shaj shqip dhe familjarët më thonë të kem kujdes, sepse dallohem nga buzët. Është diçka që vjen vetë dhe nuk e mendon gjatë. Kosovën nuk e ndërroj as me 100 Kombëtare të tjera”, ka thënë Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top