You are here
Home > Kryefaqja > Milani vjen në trevën shqiptare, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen e 10 gushtit

Milani vjen në trevën shqiptare, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen e 10 gushtit

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga miqësorja e luksit mes Feronikelit dhe Milan, blerja e biletave ka pësuar rritje të menjëherëshme. Jo për shkak të afrimit të ndeshjes por si pasojë e uljes së çmimit të biletave hyrëse me gati përgjysmim të vlerës monetare. Si fillim, bileta minimale ishte 35 euro, pasi ajo maksimalja as që mendohej. Plot 115 euro, një shifër goxha ekstreme për ekonominë e Kosovës.

Por organizatorët e ndeshjes duke parë që ishin shitur vetëm 4000 bileta, as një e treta e stadiumit, vendosën të tërhiqeshin nga çmimet absurde. Deri më sot, stadiumi “Fadil Vokrri” ka siguruar afro 70% të kapacitetit ulës nga ndeshja e 10 gushtit. Biletat po shiten me nga 15 euro deri në 89 euro, tribuna vip, duke bërë që tifozët të tërhiqen më tepër drejt stadiumit. Deri ditën e ndeshjes organizatorët besojnë se stadium do të jetë i tejmbushur për të ndjekur yjet e një klubi europian dhe mjaft të trofeshëm si Milani./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top