You are here
Home > Futboll Bota > Milani i madh do të kthehet edhe me Igli Taren, është plani i vetë legjendës Maldini

Milani i madh do të kthehet edhe me Igli Taren, është plani i vetë legjendës Maldini

Paolo Maldini është legjenda e klubit të Milanit, por edhe futbollit italian në tërësi. Tashmë jashtë futbollit të luajtur, Maldini kërkon që kjo skuadër të rikthehet në majat më të larta.

E si mund të bëhet një gjë e tillë? Plani është i qartë: “Igli Tare si drejtor sportiv dhe Zvonomir Boban për të marrë rolin e menaxherit”. Në rastin e Tares, e vetmja gjë që mund të pengojë zbatimin e planit, është dëshira e shqiptarit.

Kjo pasi ka mbërritur deri në këtë pikë falë mbështetjes së madhe të Klaudio Lotitos, presidentit të Lacios. Ky i fundit nuk dëshiron që ta largojë për asnjë arsye nga klubi italian, pasi përfiton jashtëzakonisht falë punës së Tares. Gjendja e fundit që pasqyrohet nga mediat italiane është pikërisht kjo, me legjendën shqiptare që sponsorizohet nga ajo italiane, vetë Maldini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top