
Ismet Sinani është futbollisti shqiptar, kartonin e së cilit e zotëron ekipi i Milanit. Me të rinjtë e kuqezinjve shpeshherë do të bënte bujë ky lojtar, por sigurisht që ishte e vështirë për t’u thirrur në ekipin e parë.
Drejtuesit italianë vendosën që ta huazonin Sinanin në Serinë C, për t’u rritur më shumë dhe për të marrë eksperiencën e duhur në fushë, me Juve Stabian. Ditën e djeshme lojtari ka hapur shampanjën mes një numri të madh tifozësh që kanë pushtuar stadiumin.
Kjo pasi Juve Stabia ka fituar titullin kampion në Serinë C, e në sezonin e ardhshëm do të jetë në Serinë B. Por festa nuk shkon deri në fund për Sinanin, që në gjithë sezonin, numëron vetëm 36 minuta loje me skuadrën e Juve Stabia. /Shqiperia.ch/