
Tradita respektohet dhe mikut të vërtetë, në Shqipëri gjithmonë i hapet dera. Ka ndodhur prej sa e sa kohësh, e vazhdon të ruhet si traditë edhe në ditët e sotme.
Skocezët rezervuan një pritje miqësore për Shqipërinë në herën e shkuar, tani është rradha e kuqezinjve për të kthyer reston me një pritje të ngrohtë. Për këtë mendon TKZ, që ka organizuar një ndeshje me tifogrupin mbështetës të Skocisë, “Tartan Army Select”.
Takimi do të zhvillohet në datën 16 nëntor, në orën 19:00 në Kamëz. “Një jetë në tribuna, të premten pak në fushë”, shprehen Tifozat Kuqezi, të cilët kanë menduar një ide gjeniale, për të lidhur sa më shumë dy popujt. Kjo pasi futbolli duhet të shërbej si një urë lidhëse dhe bashkpunimi mes shteteve të ndryshme, pavarësisht se jo gjithmonë funksionohet kështu. /Shqiperia.ch/