
Trajneri serb Sinisha Mihajloviç është larguar nga ekipi i Bolonjës, pasi është diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Bëhet fjalë për leuçeminë, ndërsa mjekët i rekomanduan largimin e menjëhershëm nga futbolli.
Mes lotëve në konferencën për shtyp, Mihajloviç ka treguar më në detaje gjithë situatën e vështirë që po kalon në këtë moment. “Kam marrë 600-700 mesazhe gjatë ditëve të fundit, por kërkoj falje për mos përgjigjen, pasi kam dashur të marr pak kohë për veten time, për të hedhur poshtë gjithë negativitetin, në mënyrë që unë të jem gati të filloj betejën. Kur mora lajmin, ishte një goditje e vërtetë. U ula për dy ditë duke qarë, jeta më kaloi para syve. Këto nuk janë lot frike, do ta përballoj dhe luftoj sëmundjen me gjoksin e fryrë dhe duke e parë në sy, ashtu si gjithmonë.
Ia shpjegova edhe lojtarëve dhe natyrisht që kam qarë. U thashë që gjithmonë duhet sulmuar dhe shkohet për fitore, pasi nëse qëndrojmë duke u përpjekur të mbrohemi, rrëzohemi menjëherë. Do përdor taktikat e mia për ta fituar këtë betejë. Kisha ethe. Shkova për të bërë një test tjetër dhe më nxorri leuçemi”, ka thënë Mihajloviç. /Shqiperia.ch/