
PAOK ka barazuar ndaj Zwolles me rezultatin 2-2 në miqësoren e djeshme, me ekipin grek po vazhdon përgatitjet për kampionatin në sezonin e ardhshëm dhe “Champions League”. Në këtë përballje kishte vend edhe për shumë eksperimentime nga ana e trajnerit Ferrera.
Futbollisti i Shqipërisë, Enea Mihaj, ka luajtur sërish nga minuta e parë si titullar. Por këtë herë nuk u provua në qendrën e mbrojtjes siç jemi mësuar zakonisht të ndodh, por në krahun e djathtë të saj. Një eksperimentim ku Mihaj i është përgjigjur në mënyrë të përsosur, pasi sipas mediave greke ka qënë pozitiv me performancën e tij.
Për të vazhduar më tej, një tjetër ndeshje të mirë ka bërë edhe Egys Kaçe. Mesfushori i Shqipërisë po i bind gjithmonë e më shumë drejtuesit e PAOK për të qëndruar në këtë ekip, ndërsa në ndeshjen e djeshme u aktivizua në minutën e 46. /Shqiperia.ch/