Arisi ka humbur me rezultatin 1-0 takimin e djeshëm, të cilin e zhvilloi në transfertë ndaj Pas Giannës. Një humbje e befasishme kjo për skuadrën e Errerës, që deri në atë moment, i kishte fituar të gjitha takimet në kampionatin grek.
Pasi është vlerësuar shumë në kohët e fundit, është momenti që Migjen Basha të kryqëzohet për paraqitjen e tij në fushën e lojës. Kjo do të ndodhte pikërisht në takimin ndaj Pas Giannës, teksa mesfushori shqiptar mund të bënte shumë më mirë.
Sipas “to10.gr”, Basha vlerësohet në këtë mënyrë: “Mesfushori shqiptar ka bërë paraqitjen më të keqe të mundshme me fanellën e Arisit. Sa shumë gabime të kryera në mesin e fushës, pa ndihmuar aspak me pasimet e tij vertikale, ashtu siç ka bërë më parë”. /Shqipëria.ch/