
Një karakter i pandreqshëm, çfarëdo të ndodhë, Mërgim Mavrajn do ta shiheni me humorin e tij në rrjetet sociale. Tashmë për mbrojtësin e Kombëtares është trend, teksa thuajse në çdo foto që poston në “Instagram”, vendos një përshkrim qesharak.
Megjithëse në fillimet e tij, kemi parë atë lojtarin serioz dhe të ftohtë, Mavraj ka ndryshuar mirë në kohët e fundit. Natyra e tij humoristike ndeshet shpeshherë edhe në intervista me gazetarët, ndërsa nuk lihet pas as në rrjetet sociale.
Këtë herë, teksa mbrojtësi i Arisit ka postuar një fotografi ku ndodhet me një palë syze në makinë, mendon për këtë përshkrim: “Apo mi lë këto syze, sepse në Gjermani i blen prapë”, shkruan “i pandreqshmi” Mavraj. /Shqiperia.ch/