You are here
Home > Kombëtarja > Metamorfoza Gjimshiti! Italia i jep një ide edhe Rejas: Gjigant, vetëm nëse luan në këtë rol

Metamorfoza Gjimshiti! Italia i jep një ide edhe Rejas: Gjigant, vetëm nëse luan në këtë rol

Javët e fundit Berat Gjimshiti është shndërruar në një nga mbrojtësit më protagonist të kampionatit italian, “Seria A”. Me paraqitjet që shqiptari ka bërë, ka mundur që të ndihmojë klubin e Atalantës për tu vendosur përkohësisht në vendin e katërt, që do të thotë se në rast se bergamasët e ruajnë këtë pozicion deri në fundin e kampionatit, atëherë ata do të marrin pjesë në kompeticionin “ Champions League”.

Natyrisht që ky transformim rrenjësor i qendërmbrojtësit kuqezi, nuk do të kalohej lehtë dhe pa u vënë re si nga opinionistët italian, ashtu dhe te mediat sportive të këtij vendi. Ata theksojnë faktin se lojtari kuqezi shkëlqen në mbrojtjen me 3 lojtarë vetëm nëse luan si qendër e mirfilltë dhe jo në krahë të saj, atje ku shfaq edhe vështirësi. “CalcioAtalanta” shkruan se në fillimin e sezonit ky lojtar është parë si i tepërt, ndërsa tashmë është kthyer në gjigantin e mbrojtjes, duke folur për metamorfozën Gjimshiti. Në këtë mënyrë i jepet një ide edhe trajnerit Reja te Shqipëria, që duke parë organikën, mund të luajë me të njëjtën skemë si Atalanta.

Natyrisht kjo performancë e tij, ka bërë që vlera e kartonit futbollistit të Kombëtares tonë, të rritet edhe më shumë pasi aktualisht, Berati vlerësohet në tregun e lojtarëve me shifrën prej afro 5 milionë eurosh.  Këtë sezon ai ka mundur të luajë plot 25 ndeshje në kampionatin italian, duke theksuar edhe një herë se sa i rëndësishëm është në mbrojtjen e skuadrës së Gasperinit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top