You are here
Home > Futboll Bota > Metamorfoza e Hysajt/ Media italiane: Ishte “kokë turku”, histori që të fut në mendime

Metamorfoza e Hysajt/ Media italiane: Ishte “kokë turku”, histori që të fut në mendime

Një asist që ka dhënë Elseid Hysaj së fundmi në kampionatin italian, ka bërë që të gjithë gazetarët italianë të mendojnë pak më gjatë për lojtarin shqiptar. Tashmë mbrojtësi shkodran nuk është më aq i pavlerë sa cilësohej fillimisht, duke pasur edhe mbështetje në krahun e tij.

Tashmë është media italiane, “Lebombedivlad” që e quan si një metamorfozë rastin e Hysajt, pra ndryshimi rrënjësor dhe i çuditshëm, që e ktheu edhe në “kokë turku” për disa javë.

“Historia e Hysajt është e gjitha për t’u eksploruar dhe për të na futur në mendime. Tani ka shansin e hakmarrjes, ndërsa ndodhej një një situatë ku kritika ndaj tij ishte e tepërt.

Ai u kthye në një objektiv, pothuajse si “kokë turku”. Në kohë trazirash, vetë menaxheri Xhuifredi do të shprehej: “Shikoni si po e trajtojnë Hysajn, si një lojtar të dobët ata gazetarët napoletanë. Lojtarët e varfër paskan treg të madh, sepse Hysaj ndoshta shkon te Chelsea”, do të ishte mbrojtja perfekte e menaxherit.

Disa gjëra mund ta dëmtojnë shumë psikologjinë e një të riu, që sapo i ka mbushur 25-vjeç. Në vitin 2004, Gëzim Hysaj, babai i Elseidit, mbërriti në Itali dhe filloi të punonte si ndërtues në shtëpinë e Marco Piccioli, prokuror sportiv.

Nuk humbi kohë dhe menjëherë i tregoi për djalin e tij, që jetonte në Shqipëri. Në 2008 erdhi edhe prova e parë me Fiorentinën, por për arsye burokratike nuk u finalizua. Empoli e siguroi atë, duke derdhur 50 mijë euro në arkën e Vllaznisë. Debutimi në Seria B do të vinte në moshën 18 vjeçare me Empolin, gjatë vitit 2012. Tashmë Hysaj dhe Napoli po afrohen edhe më shumë, pavarësisht sjelljes së Anchelotit, lojtari shqiptar është gati ta nisi gjithçka nga zero dhe të përvesh mëngët, siç ka bërë gjithmonë”, shkruhet për Hysajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top