You are here
Home > Futboll Bota > Mësohet përfundimisht e ardhmja e Taulant Xhakës, “e mbajnë peng” si vëllain te Arsenali

Mësohet përfundimisht e ardhmja e Taulant Xhakës, “e mbajnë peng” si vëllain te Arsenali

Përpara hapjes së merkatos verore në fundin e këtij sezoni, kishin nisur disa zëra për largimin e Taulant Xhakë.s, që kërkohej nga skuadra të njohura europiane. Mesfushori shqiptar është formuar te Bazeli dhe ka qëndruar besnik i zviceranëve, megjithëse mundësitë për t’u larguar nuk mungonin.

Skuadra e njohur zvicerane e ka gjetur zgjidhjen për të bindur Taulant Xhakën, që të mos ndërroj skuadër gjatë merkatos. Lojtari i Kombëtares është graduar si zëvendës kapiten për sezonin e ardhshëm, duke marrë vlerësimin më të madh që nga koha kur e ka nisur me ekipin e parë të Bazelit. Është ky vendimi dhe njoftimi i fundit që vjen nga vetë skuadra në fjalë, e cila shprehet se sulmuesi Stoker do të jetë kapiteni i parë, ndërsa Xhaka si zëvendës kapiten për sezonin e ardhshëm.

Thuajse në të njëjtën mënyrë do të mbahet “peng” edhe Granit Xhaka te Arsenali. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, mesfushori i njohur do të qëndrojë pa “Champions League” dhe nuk do të ndërrojë ekip, pasi do t’i besohet shiriti i kapitenit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top