You are here
Home > Kombëtarja > Mësimi i Bares përfundoi, bëhuni gati të dëgjoni për talentin më të madh të Shqipërisë

Mësimi i Bares përfundoi, bëhuni gati të dëgjoni për talentin më të madh të Shqipërisë

Më në fund mësimi për Keidi Baren ka përfunduar. Ai dënim i marrë në sezonin e shkuar për sjelljen e gabuar ndaj trajnerit, bëri që futbollisti shqiptar të dënohej për shumë kohë jashtë fushës së blertë.

Asokohe Bare luante me të rinjtë e Atletiko Madridit, ndërsa shpeshherë merrej edhe nga ekipi i parë i drejtuar nga Simeone. Tashmë një aventurë e re ka nisur për kapitenin e Shpresave, pasi është pjesë e Malagas.

Mes ekipit të parë dhe atij të dytë, të gjithë presin debutimin e Bares. Sipas të gjitha gjasave, duke parë politikën e klubit dhe vlerësimin që ka në këtë ambient për futbollistin shqiptar, Keidi Bare mund të luajë me skuadrën e parë të Malagës, për ta ndihmuar në misionin e rikthimit në elitë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top