
Argjentina u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës, pasi humbi nga Brazili në shifrat 2-0. Lionel Mesi ka qënë edhe njëherë tjetër tërësisht në hije, duke u ndaluar në mënyrë perfekte nga mbrojtësit brazilian.
Ajo që u pa në përballjen e djeshme, ishte loja e ashpër dhe përtej limiteve në fushë. Ylli argjentinas ka shpërthyer ndaj gjyqtarit, duke u shprehur se ka mbajtur në krahun e Brazilit, madje akuza vazhdon më tej për një kontroll në organizmat më të lartë.
“Gjyqtarët nuk kanë shkuar asnjëherë te VAR-i. Kjo është një bujë e madhe, sepse ne jemi përpjekur shumë. Të gjitha budallalliqet vinin nga ata(Brazili), ndërsa kartonat i merrnim ne. Luanin në një mënyrë të tillë që të na nxirrnin nga loja, ne çmendemi, ndërsa gjyqtari na tha se do të kujdesej për ne. Kemi pasur mungesë të respektit në mënyrën sesi e drejtoj ndeshjen. Shpresoja që “Conembol” të bënte diçka, por nuk e besoj, pasi Brazili menaxhon gjithçka”, ka thënë Mesi. /Shqiperia.ch/