You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mesfushori shqiptar ra në gropën e fushës, trajneri i gëzohet: Sa mirë! Morrëm rreth 3-4 milionë klikime

Mesfushori shqiptar ra në gropën e fushës, trajneri i gëzohet: Sa mirë! Morrëm rreth 3-4 milionë klikime

Një episod disi qesharak ishte ai i ndodhur në ditën e djeshme, teksa Zurihu fitoi në transfertë ndaj AEK me rezultatin 0-1. Kololli do të arrinte të shënonte nga pika e bardhë, por mënyra e festimit të tij pas golit të shënuar, do të shpërndahej në kohë rekord në rrjetet sociale, pasi futbollisti shqiptar ra në gropën e fushës.

Sipas  asaj që raporton “Watson.ch”, trajneri i Zurihut, ka dhënë një deklaratë akoma edhe më te veçantë, për këtë episod që rrallëherë e shohim. Ky i fundit i gëzohet klikimeve që klubi i tij ka marrë në “Youtube”, falë këtij rasti qesharak.

“Nuk e pashë momentin kur Kololli ra në gropën e fushës, sepse isha i zënë më gjëra të tjera. Ne duhet ta falënderojmë Kulollin, sepse na solli rreth 3-4 milionë klikime në Youtube”, u shpreh Magnin./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top