
Mesfushori shqiptar, Elis Bakaj ka marrë rolin e heroit në kampionatin bjellorus të futbollit gjatë ditës së sotme, sa i përket skuadrës së Shaktjor Soligorskut.
Këta të fundit kanë mundur në shtëpi ekipin e Gordjas me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e mesfushorit shqiptar, që arriti i vetëm të vendoste edhe fatet e ndeshjes. Bakaj u largua në Bjellorusi nga ekipi i Kukësit, ndërsa një rol të rëndësishëm kishte edhe te verilindorët në Superiore.
Tashmë Shaktjori renditet në vendin e dytë në kampionat, duke ndjekur kryesuesit e Bate Borisov. /Shqipëria.ch/