You are here
Home > Kryefaqja > Mesfushori shqiptar inkurajon Mërgim Mavrajn te Kombëtarja: Do luftosh edhe për mua!

Mesfushori shqiptar inkurajon Mërgim Mavrajn te Kombëtarja: Do luftosh edhe për mua!

Migjen Basha ka njoftuar largimin nga Kombëtarja, që t’i lërë hapësirë të rinjëve dhe t’i kushtojë më shumë kohë familjes së tij. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe mbrojtësi i kuqezinjëve, Mërgim Mavraj.

“Bashkë kemi kaluar 6 vite në Kombëtare… kemi luftuar, jemi hidhëruar, jemi lumturuar por sidomos kemi shkruar historinë duke shkuar në Europian. Gjithmonë profesionist, i drejtë dhe i palodhur për asgjë. Faleminderit për çfarë ke dhënë për Shqipërinë dhe per mua Migjen, për mua ishte kënaqësi që luajta përkrah teje”, ka shkruar Mavraj.

Ndërkohë mesfushori shqiptar që do të vazhdojë të luajë si pjesë e Arisit në Greqi, është shprehur se Mavraj do të ketë edhe një arsye më shumë për të luftuar: “Futbolli na ndau po miqësia e madhe mes nesh vazhdon. Tani do të luftosh edhe për mua”, ka thënë Basha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top