Në Gjermani është zbardhur një negociatë e ardhur në verë mes Dynamo Dresden dhe Wolfsburg, për të marrë shërbimet e Rexhbecaj. Megjithatë, do të ishte vetë trajneri i Wolfsburgut që do të konfirmonte për “Kicker” që nuk kishin hequr dorë nga futbollisti shqiptar, pasi besonin në aftësitë e tij.
Tashmë Rexhbecaj është aktivizuar në disa takime në elitën e futbollit gjerman, madje duke luajtur për pjesën më të madhe të takimit edhe ndaj Bajern të Mynihut. E vështirë duket marrja e një vendi titullari në ekipin e njohur gjerman, pasi konkurrenca në klubin e tyre është tejet e lartë, duke parë emrat e futbollistëve që gjenden në të.
Gjithsesi, Rexhbecaj është e ardhmja për Wolfsburgun, ndoshta edhe vetë Shqipërinë. Lojtari nuk i përket asnjë Kombëtare për momentin, ndërsa në ditët në vijim do të bëhet e ditur dhe dëshira e drejtimi që do të marrë vetë protagonisti në fjalë. /Shqiperia.ch/