
Një prej lojtarëve shqiptar më në formë të momentit është Arbër Zeneli. Mesfusfori dardanas po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën hollandeze të Herenveenit, teksa është kthyer në një lojtar kryesor të këtij ekipi.
Këtë sezon futbollistik, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka mundur të dhurojë plot 10 asistime. Këtë gjë nuk ka mundur ta bëjë asnjë lojtar në kampionatin hollandez, përveç shqiptarit. Zeneli ka lënë pas edhe mesfushorin serb, Dusan Tadic të Ajaxit, së bashku me Steven Bregwijn të Psv-së, ku këta të dy cilësohen si rezervat e tij në 11-shen më të mirë që vjen deri tani nga Holanda.
Flasim vetëm për një nga vlerësimet e shumta në drejtim të Zenelit, që mund të cilësohet padyshim si “mbreti shqiptar” i merkatos. Janari sapo ka ardhur dhe shumë të dëgjojmë për këtë emër në të ardhmen. /Shqiperia.ch/