Mesfushori 29-vjeçar, Aleksandru Chipciu, ka dhënë një intervistë për mediat rumune gjatë ditës së djeshme. Teksa gazetari e pyet futbollistin në fjalë, se çfarë do të ndryshonte në karrierën e tij, përgjigja e Chipciu është e menjëhershme:
“Unë do të ndryshoja rezultatin me Shqipërinë në Europian. Nëse ne do të kishim fituar, do të shkonim më tej”, tha mesfushori i Rumanisë. Në atë përballje Chipciu ka qëndruar në stol, duke parë dorëzimin pa kushte të bërë nga ana e shokëve të tij të skuadrës, ndaj Shqipërisë.
Nëse Rumania do e fitonte takimin ndaj kuqezinjve, atëherë do të dilte edhe nga faza e grupeve, pasi e kishte grumbulluar një pikë më parë. /Shqiperia.ch/