
Florian Loshaj e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Rumani. Mesfushori shqiptar vazhdon me golat e shënuar te Poli Iasi, ndërsa në përballjen e sotme ndaj Chinidas ka gjetur golin e tretë në këtë kampionat.
Në ndeshjen e kaluar ky futbollist kishte realizuar nga 30 metra në takimin me Steauan e Bukureshtit. Rezultati mes Poli Iasit dhe Chinidas është në shifrat 2-2, ndërsa realizimi i Loshajt ishte i pari i kësaj përballje. Mesfushori në fjalë kërkohet edhe nga Reja, por dëshira e tij është të përfaqësoj Kosovën. /Shqiperia.ch/