You are here
Home > Kombëtarja > Mesfushori me “dorën shqiponjë”, dera e hapur nga Panuçi dhe ajo e përplasur në fytyrë

Mesfushori me “dorën shqiponjë”, dera e hapur nga Panuçi dhe ajo e përplasur në fytyrë

Një nga risitë më të mëdha që nga momenti që Panuçi bëri me ardhjen e tij në stolin e Kombëtares, ishte afrimi i mesfushorit Kamer Qaka.

Askush nuk e njihte këtë njeri, por sapo e panë atë, afeksioni nisi në mënyrë të menjëhershme. Arsyeja? Luante në një kampionat me nivel të mirë futbolli, me Poli Iasin, ndërsa në dorë kishte tatuazh edhe simbolin tonë kombëtar, shqiponjën.

Kombëtares i duhen gjithmonë njerëz të tillë, që e duan vendin e tyre pafundësisht, ndërsa kërkojnë të japin kontribut me fanellën e kuqezinjve. Por një derë e hapur dhe një tjetër e përplasur fytyrës ishte ajo e Panuçit kundrejt këtij lojtari.

Ende enigmë, por arsyeja kryesore e këtij leksioni nga italiani, ka qenë ndoshta sjellja e lojtarit. Pasi kaloi te Steaua e Bukureshtit, mes aq shumë tentativash dhe peripecish, ai do të largohej pas vetëm disa javësh, për t’u rikthyer sërish në klubin e tij fillestar.

Ndërkohë, presidenti  i Steauas, Bekali, shprehej për mesfushorin shqiptar: “Nuk kemi kohë që të rrisim edhe fëmijët”, fjalë këto që i drejtoheshin Qakës. Tashmë, mesa duket është edhe Panuçi ai që nuk ka kohë të rrisë mesfushorin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top