
Odise Roshi ia ka hedhur paq dëmtimit serioz që pësoi pak kohë më parë. Djaloshi i artë që luan me klubin Akhmat Gronzy në Rusi, prej 2 vjetësh, mori një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushave të blerta përmë shumë se dy muaj.
Një ditë pas operacionit Odise Roshi, u ngrit menjëherë në këmbë dhe filloi të ecte, gjë kjo që për ndëryrjen e kryer ishte e pamundur. Sot, pas një muaji nga operacioni, fieraku është rikthyer të vrapojë, ku në në profilin e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një vidjo teksa është duke vrapuar në palestër.
Mungesa e 27-vjeçarit është ndjerë shumë, sidomos në ekipin Kombëtar, pasi ai është një lojtar thuajse i pazëvendësueshëm tek ekipi i Panuccit dhe një rikthim i tiji sa më i shpejtë do i ndihmonte shumë kuqezinjtë. Odise Roshi është një nga ata lojtarët e krahut që punon dhe vrapon shumë, madje i krijon shumë hapsira tek loja e kundërshtarit.
Mesa duket djaloshi nga Fieri me këto ritme që po arrin të rikuperohet, do ta shohim shumë shpjetë në fushat e blerta, duke tejkaluar pritshmërinë. /Shqipëria.ch/