
Ndërsa mbetemi ende në pritje të shpalljes zyrtare së listës nga ana e Panuçit, është konfirmuar zyrtarisht se Kristi Qose do të jetë një nga prurjet e reja te Shqipërisë. Flitet për mesfushorin shkatërrues te Ruzermberok, që zotëron aftësi të jashtëzakonshme.
Fat i keq i këtij të fundit, është se i përket pikërisht pjesës së mesfushës. Aty janë shumë lojtarë të Shqipërisë të gatshëm për të shkëlqyer dhe dhënë më të mirën. Xhaka, Bare, Abrashi, Qose, Basha, Kaçe, por edhe Ndoj, do të luftojnë për tre pozicione që do të mbajnë balancat e lojës.
Të gjithë këta futbollistë janë duke shkëlqyer në ekipet e tyre, me përjashtim të Bashës që ka luhatje te Arisi, nisur edhe nga konsumimi me kohën. Kjo do të jetë prova e vërtetë për Ndojin, njeriun që po shkëlqen me Breshian në Serinë B, por ende nuk ka bërë diferencën te Kombëtarja. /Shqiperia.ch/