
Një festë me shqiponjë e shkuar dëm, për më tepër një mesazh që nuk u dërgua drejt Panuçit në momentin e fundit.
Ekipi i Astras ka humbur ndaj Cluj në shtëpi me rezultatin 1-2, ndërsa mesfushorit shqiptar, Azdren Llullakut i është mohuar një gol i rregullt. Pas krosimit nga krahu i majtë, Llullaku dërgoi topin në rrjetë me kokë.
Festimi i tij i zakonshëm me shqiponjë sapo kishte nisur, ndërsa anësori anulloi në mënyrë të padrejtë golin, për një faull imagjinar ndaj portierit. Ky i fundit kishte gabuar në daljen e tij, duke u dorëzuar përpara Llullakut, ndërsa arbitrat e takimit e kanë interpretuar të gjithën këtë situatë, si një gol të parregullt. Ndërkohë që duhet theksuar se mesfushori kuqezi, është lënë sërish jashtë nga Panuçi. /Shqipëria.ch/