
Trajneri i Levantes e shpreh hapur mungesën e pëlqimit për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë që ka në skuadër, Armando Sadikun. Ky i fundit ka qënë në stërvitje me ekipin spanjoll, por kjo nuk do të zgjasi për shumë kohë.
Nëse shohim me vëmendje dy miqësoret e vetme përgatitore që ka zhvilluar Levante, ka pasur minuta në këmbë për të gjithë lojtarët e Paco Lopez. Këtu përjashtohen vetëm Armando Sadiku dhe mbrojtësi që luan me Malin e Zi, Esteban Saveljich.
Këta janë dy lojtarët që ende nuk kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me Levanten, në dy ndeshjet që kanë vetëm vlerën e përgatitjes. Në kushte të tilla, sulmuesi kuqezi duhet të mendoj për largimin e menjëhershëm, pasi “La Liga” e ka mbyllur derën për të. /Shqiperia.ch/