You are here
Home > Kombëtarja > Mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ismajlin e quajnë si më të mirin edhe në Kroaci

Mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ismajlin e quajnë si më të mirin edhe në Kroaci

Padyshim që zgjedhja e Ardian Ismajlaj sa i përket përfaqësueses që do të zgjedh për të vazhduar në të ardhmen, është një telenovelë e cila serinë e fundit duket ta ketë në nëntor.

Në listën që do të publikohet nga Kosova dhe Shqipëria, duhet të figurojë me patjetër edhe emri I Ismajlaj, por deri atëherë engimë duket të jetë zgjedhja e tij. Vetë futbollisti kishte zgjedhur fillimisht të përfaqësonte Kosovën, por pas një përplasje me Shaland për mos thirrjen e tij te dardanët, mbrojtësi vendosi të refuzonte ftesën e teknikut zviceran për ndeshjen e nëntorit.

Gjithçka është e mundur që rasti Dërmaku të përsëritet sërish dhe Ismajlaj t’i bashkohet Shqipërisë. Flasim për një futbollist me të ardhme të madhe, që këtë javë është futur edhe mes më të mirëve në Kroaci. Jo vetëm në formacionin ideal të shqiptarëve që “Shqiperia.ch” publikoi në paraditen e sotme, por tashmë Ismajlaj shpallet më i miri në rolin e tij edhe në kampionatin kroat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top