You are here
Home > Futboll Bota > Mes Ronaldos dhe Mandzukiç, Anceloti i cakton detyrën Hysajt

Mes Ronaldos dhe Mandzukiç, Anceloti i cakton detyrën Hysajt

Napoli i Hysajt përballet sot me Juventusin për javën e gjashtë në kampionat. Një sfidë kjo e cila pritet të jetë tepër e lufutar në çdo repart të fushës, ku për sa i përket legjionarit tonë, Elseid Hysaj duket se ka një sfidë të vështirë sot.

Mbrojtësi kuqezi, do të ketë një përballje në krahun e tij të djathtë, teksa do të ketë për detyrë  të mbulojë sulmuesit si Mario Mandzukiç dhe Cristiano Ronaldo, që është dhe një ndër më lojtarët më të mirë në botë. Elseidi gjithashtu siç e kemi parë në këto 6 javët e para, me trajnerin Anceloti, duket se po merr iniciativën për ndërtuar dhe aksione sulmuese për Napolin, në krahun e tij të djathët.

Juventus-Napoli është nga ato sfida që në orën 18:00 do të tërheqë të gjithë vëmendjen e italianëve, por jo vetëm, pasi në vitet e fundit, janë napoletanët të cilët po përpiqen ta ulin Juventusin nga froni, dhe ekipi i Ancelotit, është skuadra e vetme që është anti-juve. Napoli i Hysajt gjendet në vendin e dytë, vetëm 3 pikë pas bardhezinjve kryesues të Alegrit. /Shqiëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top