You are here
Home > Kombëtarja > Mes lotëve dhe festës së zakonshme, xhudistja nga Kosova kthehet me medalje nga Lojërat Olimpike

Mes lotëve dhe festës së zakonshme, xhudistja nga Kosova kthehet me medalje nga Lojërat Olimpike

Mes lotëve dhe festës së zakonshme, asaj me shqiponjë. Ishte kjo mënyra sesi xhudistja Erza Muminoviq, arriti të triumfonte për medaljen e bronzit në “Lojërat Olimpike”.

Sportisja e cila garonte në kategorinë 44 kilogramë, ka marrë vendin e 3, pasi ia doli në finale e vogël ndaj garueses nga Ukraina, Anastasia Balaban. Fillimisht xhudistja shqiptare u mposht nga ana e indianes Debi Tababi Thangjam, ndërsa më pas arriti të fitonte ndaj një sportiste bullgare dhe azerbajxhanase.

Flasim për medaljen e parë të Kosovës për “Lojërat Olimpike” të zhvilluar për të rinjë dhe padyshim që ky është moment krenarie. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top