You are here
Home > Kryefaqja > Merre shtruar Ademi! Krenari e gabuar, e harron të kaluarën: Nuk jam lojtar basketbolli!

Merre shtruar Ademi! Krenari e gabuar, e harron të kaluarën: Nuk jam lojtar basketbolli!

Kemal Ademi është futbollisti i momentit te Bazeli, teksa i ardhur nga Xamax ka arritur të shënojë tre gola në po aq ndeshje. Vlerësimet më të mira ka për lojën dhe mënyrën sesi po vazhdon te gjigandët zviceranë, por përulësia është e fundit cilësi e këtij sulmuesi.

Të paktën kjo përshtypje krijohet në pamje të parë, ndërsa edhe vetë menaxheri i futbollistit u shpreh se pavarësisht kontakteve nga Shqipëria dhe Kosova, Ademi ndihej më tepër zviceran. Nuk mbaron këtu, mjafton të lexojmë edhe fjalët në intervistën e fundit që ky sulmues ka dhënë për mediat zvicerane.

Modestia hidhet tutje dhe Ademi shprehet se ishte i sigurtë se do e përjetonte një moment të tillë protagonizmi, ndërkohë që fati e ka shpërblyer në maksimum. Mjaftojmë të kujtojmë se Albian Ajeti ishte një titullar i padiskutueshëm te Bazeli, ndërsa edhe Wolfswinkel kishte një karrierë të pasur, që i jepte siguri Bazelit.

Teorikisht Ademi ishte zgjedhje e tretë për trajnerin Koller dhe ashtu rezultoi në takimet e para, duke ngrohur stolin. Por largimi i Ajetit dhe dëmtimi i Wolfsinkel, e kaloi Ademin në zgjedhje të parë të detyruar. Kur kjo e vërtetë i thuhet hapur nga gazetari zviceran, sulmuesi shqiptar përgjigjet:

“Ky është mendimi yt. Unë gjithmonë e kam pasur të qartë se do të mbizotëroja këtu. Gjithashtu edhe me Wolfswinkel dhe Ajetin. Unë nuk do të ndryshohesha te Bazeli si të isha një lojtar basketbolli. Do ta vendosja veten në këtë pikë, vetëm se isha me fat që erdhi kaq shpejt dhe u konfirmua me golat e mi.  Herën tjetër do të kërkoj që të shënojë dy ose tre gola në ndeshje”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top