
Në merkaton që lamë pas një nga lojtarët që u përfol më së shumti, ishte edhe Kristal Abazaj. Për sulmuesin shqiptar ishin të shumtë zërat, të cilët aluduan për një largim të mundshëm të tij nga skuadra e Andërlektit, në formë huazimi. Mesa duket ai do të qëndrojë sërish tek belgët, pasi vetë Abazaj nuk ka pranuar të huazohej tek skuadra e Saint Truden, por që të qëndrojë tek Andërlekti me synimin për të rigjetur formën e tij më të mirë, pse jo edhe vendin e titullarit në një të ardhme të afërt.
Me këtë qëllim shpesh herë ai ka luajtur edhe me skuadrën B të gjigandëve belg, teksa edhe ditën e sotme ai do të jetë pjesë e këtij ekipi. Takimi i sotëm është disi më i veçantë për t’u trajtuar, pasi ka ndodhur një gjë e pazakonshme. Pikërisht Andërlekti U-23 ka një ndeshje tejet të vështirë, ku do të kenë përballë ekipin e Club Brugge U-23 të vlefshme për fazën e Play Off.
Trajneri i të rinjëve, ka ftuar plot 15 lojtarë nga ekipi i parë me moshën nën 23 vjeç për t’i ardhur në ndihmë Anderlehtit, ku ndër ta është dhe Kristal Abazaj. Mjafton të kujtojmë që pak kohë më parë lojtari i Kombëtares tonë, ka qënë deçiziv për këtë ekip, ku ka shënuar edhe disa gola të rëndësishëm. Duhet përmendur fakti që në këtë kohë, 22-vjeçari ka një sfidë me veten, që të rikthehet sa më shpejtë në majat e tij dhe njëkohësisht të rifitojë fanellën e Kombëtares, pasi me cilësitë që ka, është një vlerë e veçantë për kuqezinjtë e Panuçit. /Shqiperia.ch/