
Mirlind Kryeziu ishte një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit, teksa për të marrë shërbimet e këtij futbollisti, ishin në garë Kosova edhe Zvicra. Më e largët u duk mundësia që ky futbollist të bashkohej me Shqipërinë dhe ashtu ndodhi.
Sipas informacioneve të fundit, mbrojtësi që luan më Zurihun e ka vendosur të ardhmen e tij për dardanët. Trajneri Shaland ka thirrur futbollistin për dy ndeshjet e radhës që Kosova do të zhvillojë në Ligën e Kombeve, ato ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.
Një tjetër afrim i ri që përforcon grupin e Shaland dhe e afron akoma edhe më shumë ëndrrën, për të arritur Europianin nëpërmjet këtij formati të ri të vendosur nga UEFA. /Shqipëria.ch/