
Merkato e verës është duke vazhduar edhe për legjionarët kuqezi, që po vazhdojnë me ndërrimin e ekipeve dhe zyrtarizimet në aventurat e reja. E fundit ishte në ditën e djeshme, atje ku Ivan Balliu ka nënshkruar për Almerian.
Por dy lojtarë kuqezi mbeten pa skuadër. Këtu bëhet fjalë për Naser Alijin dhe Arlind Ajetin. Të dy mbrojtësat nuk e kanë gjetur ende ambientin e ri ku do të aktivizohen për sezonin e ardhshëm, madje për ta nuk ekziston as zhurma mediatike e transferimeve.
Ndërsa periudha e Kombëtares afron gjithmonë e më shumë, ftesa nga trajneri Reja rrezikohet seriozisht për dy nga futbollistët që gjithmonë kanë qënë prezent në grumbullimet e kuqezinjëve. /Shqiperia.ch/