
Meritan Shabani merr vendimin për të ardhmen e tij, sa i përket përfaqësues së zgjedhur. Mos u shqetësoni tifozë! Jemi ende në fabrikimin e lajmeve normale, për t’u mbajtur në një ditë të zakonshme.
Nuk përbën asnjë farë interesi, fakti se Shabani është aktivizuar me Gjermaninë U-20 në miqësoren e zhvilluar ndaj Holandës të së njëjtës grupmoshë. Asgjë për t’u çuditur dhe asgjë e re, talenti i Bajernit ka qenë edhe më parë i ftuar nga ana e kësaj grupmoshe të Gjermanisë.
Mirëpo, për të ngjallur interes edhe atje ku nuk ka, ndonjëherë duhet të dalim nga vetja. Megjithatë, përgatituni që për këtë temë do të vazhdohet gjatë, pasi jemi ende në pikën 0. Meritan Shabani ka zgjedhur përfundimisht përfaqësuesen e tij, që është…?
Asnjë zgjedhje e vetme përfundimtare nga ana e lojtarit. Të luash për Gjermaninë U-20, nuk do të thotë t’i thuash “JO” as Shqipërisë e as Kosovës, për më tepër në një ndeshje miqësore e krejtësisht të pavlerë. Mos u shqetësoni tifozë, jemi në Shqipëri, të vërtetën do ta mësojmë gjithmonë të fundit. Për zgjedhjen e Meritan Shabanit, duhet të presim ende. /Shqiperia.ch/