You are here
Home > Kombëtarja > Meritan Shabani menjëherë në barrelë, po debutonte me Wolvesin

Meritan Shabani menjëherë në barrelë, po debutonte me Wolvesin

Meritan Shabani kaloi nga Bajerni tek Ëolvesi në merkaton e verës. Më saktësisht te ekipi i të rinjëve, ndërsa pasi ishte pjesë e akademisë bavareze dhe ndodhej jashtë planeve të Kovaç, nisi një tjetër aventurë në “Premier League”.

Fillimisht iu bashkuar skuadrës U-23, ndërsa më pas pritej kalimi te ekipi i parë. Kjo ndodhi në mbrëmjen e djeshme, atje ku Ëolvesi kaloi Readingun në Kupë falë ruletës ruse, me rezultatin 4-2. Shabani u aktivizua në minutën e 74 të takimit, por pësoi një dëmtim që e largoi me barrel nga fusha e lojës.

Gjendja duket serioze, duke u pranuar edhe nga vetë trajneri Nuno Espirito Santo: “Shabani po analizohet nga doktorët dhe do të shohim se çfarë ka ndodhur, por duket shumë keq”, ka thënë trajneri i ekipit të parë të Ëolves.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top