
Meritan Shabani ka gjetur golin e parë me fanellën e Wolvesit. Mesfushori shqiptar ka luajtur me U-23 e ekipit anglez në fitoren me rezultatin 1-2 ndaj Blackburn.
Këto ishin tre pikët e para të plota për këtë skuadër në tre ndeshje të kampionatit, ndërsa më parë kishin marrë një humbje dhe një barazim. Pasi u formua te akademia e Bajernit, Shabani kaloi te Wolvesit me marrëveshjen që fillimisht do të ishte pjesë e skuadrës U-23, derisa të marrë besimin e ekipit të parë. Goli i parë i përballjes do të vinte pikërisht nga këmbët e Shabanit, në minutën e 50. /Shqiperia.ch/