
Menaxheri i Durmishajt, Pashchalides Tountouris, ka folur hapur sa i përket gjendjes së sulmuesit dhe klientit të tij, në një intervistë për “Spor FM”. Kështu, vendoset theksi në faktin se Greqia i ka dërguar ftesë shqiptarit, pavarësisht se emri i tij mungon në listë te helenët.
E gjitha ajo që mungon është procedura dhe plotësimi i tyre, që sipas gjasave mund të zgjidhet të mërkurën. Ndërsa kur flitet për përkatësinë e Durmishajt, menaxheri shprehet se lojtari është grek, po aq sa shqiptar.
“Ajo që ne duhet të kemi të qartë, është fakti që Greqia e ka thirrur Durmishajn. Këtu nuk ka asnjë proces që ta bëj Durmishajn grek. Fiori është grek, po aq sa është shqiptar, pasi i ka të dyja shtetësitë. Ajo që ne na mungon, është një dokument i ndeshjeve që ky lojtar ka luajtur për Shpresat e Shqipërisë.
Nëse kjo situatë vështirësohet, FIFA do e zgjidh menjëherë. Në bazë të informacioneve të mia, të mërkurën do zgjidhet gjithçka. Durmishaj është krenar që do të luajë për Greqinë”, ka thënë menaxheri i Durmishajt. /Shqiperia.ch/