You are here
Home > Futboll Bota > Menaxheri i shkodranit e thotë hapur: Elseid Hysaj të përfundojë te Valencia…nesër!

Menaxheri i shkodranit e thotë hapur: Elseid Hysaj të përfundojë te Valencia…nesër!

Menaxheri i Elseid Hysajt, Xhuifredi, nuk e njeh më diplomacinë kur vjen puna në rastin e mbrojtësit shkodran. Ky i fundit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Valencian, në formën e huazimin me të drejtë blerje.

Gjithçka do të varet edhe nga numri i ndeshjeve që Hysaj do të luajë tek ekipi spanjoll. Nëse luan pjesën më të madhe të tyre, atëherë kartoni i tij do të blihet përfundimisht. Nga ana tjetër, Xhuifredi është shprehur se gjithçka duhet të mbyllet brenda ditës së nesërme:

“Marrëveshja me ekipin e Valencias është afër, por koha është vërtet shumë e pakët. Napoli duhet të jetë i shpejtë që të gjejë marrëveshjen me ekipin spanjoll. Gjithçka duhet të mbyllet nesër, ose transferimi do të ishte shumë i vështirë”, ka thënë Xhuifredi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top