
Kuqezinjtë kanë dështuar në misionin e ditës së sotme në Skoci, teksa kanë humbur me rezultatin 2-0 në këtë tranfertë.
Futbollistët ishin shumë larg performancës së tyre të Izraelit, teksa kundërshtari i ka dominuar për 90 minuta. Mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj, është shprehur shumë i zhgënjyer për rezultatin e arritur, ndërsa ka thënë se Kombëtarja nuk e ka një Hazard apo Mesi.
“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kemi gabuar në të dyja golat, megjithëse i pari ishte në pozicion jashtë loje. Nuk më pëlqen të flas për aspektin taktik, janë pjesë që i zgjidh trajnerit.
Ne nuk kemi një Mesi apo Hazard që i zgjidh ndeshjet. Askush nuk e ka vendin të sigurt në Kombëtare. Ne duhet të zbatojmë atë që thotë trajnerit”, ka thënë Memushaj.