
Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën.
“Në golin e parë rrezikuam shumë. Mund të ishte faull për Taulantin, pas golit të dytë ndeshja u ndërpre. Nuk meritonim të humbisnim. Ndeshjet i përgatisim mirë, stërvitjen e bëjmë mirë. Mendoj se ishim të pafat. Patëm raste por jo aq të favorshme. Për mua nuk është problem të luaj edhe si anësor, nuk mendoj se ishte ky problemi”, ka thënë Memushaj. /Shqiperia.ch/