You are here
Home > Kombëtarja > Mëkat zgjedhja e Turqisë! Sulmuesit të Kombëtares që i “shuhet” karriera përpara kohe

Mëkat zgjedhja e Turqisë! Sulmuesit të Kombëtares që i “shuhet” karriera përpara kohe

Duhet të ishte një sulmues i kompletuar dhe Shqipëria e tanishme duhet të mbështetej fortë pas tij. Fiziku i Cikalleshit është si i një qendërmbrojtësi, shpejtësia e tij në driblime është po e mirë, ndërsa gjuajtjet nga distanca i ka të hidhura. Sa i përket luftës në ajër, Cikalleshi nuk ka asgjë mangët. Atëherë lind pyetja, çfarë i mungon këtij futbollisti për t’u quajtur i kompletuar?

E habitshme që kësaj pyetje nuk mund t’i japim një përgjigje të prerë, të paktën deri në këtë moment ende jo. Megjithatë diçka mund ta themi me siguri, Cikalleshi ka humbur shumë që nga transferimi i tij drejt Turqisë.

Gjatë kohës që ky futbollist luante për Kukësin, askush nuk dyshonte në aftësinë e tij. Një transferim drejt Kroacisë, që nuk e ndryshoi shumë historinë. Cikalleshi vazhdonte të ngelej po i njëjti, ai që e kishte aq të lehtë shënimin e golave dhe ishte jetik për skuadrën e tij.

Derisa në mendjen e këtij sulmuesi hyri një aventurë në Turqi. Këto 3 vitet e fundit janë për t’u harruar dhe vetëm me peripeci. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top