You are here
Home > Kombëtarja > Mëkat! Shqipëria e Panuçit e njëjta histori, luan dhe tre pikët i merr kundërshtari

Mëkat! Shqipëria e Panuçit e njëjta histori, luan dhe tre pikët i merr kundërshtari

90’+6′ Përfundon takimi. Shqipëri-Turqi 0-2.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka edhe 6 minuta shtesë.

80′ Nis të zbrazet stadiumi nga tifozët e zhgënjyer.

72′ Panuçi qëndron i ngrirë për minuta të tëra. Asnjë reagim!

57′ Tifozët shqiptarë kore kundër Panuçit.

54′ Një gjuajtje nga distanca e Hakan Calhangolu dhe gjendet rrjeta. Dy goditje në portë dhe dy gola. Shqipëri-Turqi 0-2.

46′ Nis pjesa e dytë. Grezda dhe Sadiku në nxehmje.

45’+4′ Lojën e bën Shqipëria, por kryeson Turqia me një goditje në portë. Shqipëri-Turqi 0-1.

45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

37′ Ivan Balliu ndëshkohet me të verdhë pasi ka goditur një lojtar kundërshtar në mesfushë.

34′ Shqipëria ka dy pretendime për penallti, por asgjë për gjyqtarin. Panuçi nuk përmbahet dhe godet pankinën.

30′ Rezultati është i padrejtë në Shkodër. Kryesojmë me goditje drejt portës 5-1, por jo me rezultat.

21′ Xhaka mban topin në mënyrë të tepruare pas pasimit të Gjimshitit dhe Yilmaz gjen golin. Shqipëri-Turqi 0-1.

19′ Tjetër shans i mirë për Shqipërinë. Balaj shërben bukur Balliun, por nuk arrin të kaloj portierin.

14′ Aksion fantastik i Shqipërisë me Uzunin që shërben bukur Balajn, por ky i fundit nuk e shtyn dot topin në rrjetë.

10′ Loja përqendrohet në mesfushë dhe mungojnë ende goditjet e para në portat respektive.

5′ Në këtu minuta të para është Shqipëria që bën presionin për të zhvendosur lojën në gjysmëfushën e kundërshtarit.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin kuqezinjtë.

Minutë pas minute

20:43: Himni drithëron stadiumin, me zërin e tenorit Kastriot Tusha.

20:20 Edhe TKZ është në formën më të mirë. Me këngët e tyre, tifogrupi di sesi ta ngroh ambientin.

20:00 Një nga ndryshimet e mëdha në formacion, është aktivizimi i Balajt para Sadikut. Panuçi i beson shumë edhe fatit, pasi Balaj ka shënuar gjithmonë në ndeshjet e para me Kombëtaren.

19:50 Pritej që numri i tifozëve shqiptarë të mos ishte shumë i lartë ndaj Turqisë, por biletat janë shitur shumë gjatë minutave të fundit dhe ka një rradhë të madhe për të hyrë në stadium.

19:30 Formacioni zyrtar Shqipëria: Berisha, Balliu, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Balaj

19:05 Djemtë e Kombëtares kanë braktisur hotelin dhe po nisen drejt stadiumit. Largohen me duartrokitje nga tifozët e pranishëm.

18:45 Së fundmi konfirmohet se me mbërritjen e tifogrupit “Plisat”, këta të fundit kanë shkuar si zakonisht të këndonin para hotelit të Kombëtares. Por ata janë larguar më pas, pasi iu është thënë se Panuçi do qetësi totale.

18:00 Ndizet atmosfera pranë stadiumit. Këngë patriotike për Shqipërinë këndohen nga një grup i konsiderueshëm tifozësh, që janë gati për të mbështetur Kombëtaren edhe në shkallët e stadiumit.

16:45 Ende e vakët atmosfera në Shkodër, por tashmë kanë ardhur edhe tifogrupet e para të tifozëve.

15:00 “Shqiperia.ch” konfirmon se deri tani janë shitur 9500 bileta për tifozët shqiptarë dhe 200 për ata turq.

Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë, në takimin e parë të vlefshëm për kualifikueset e kampionatit europian. Kjo është edhe prova e parë e vërtetë për trajneri Panuçin, që ndryshe nga më parë, tashmë luan gjithçka sa i përket së ardhmes së tij me Kombëtaren. Tekniku italian duhet të fitojë edhe dashurinë e munguar te tifozët, duke parë rezultatet e marra nga ana e kuqezinjve së fundmi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top