You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mëkat karriera e tij! Sulmuesi shqiptar shënon nga stoli, nga Seria A ka përfunduar në Serinë C

Mëkat karriera e tij! Sulmuesi shqiptar shënon nga stoli, nga Seria A ka përfunduar në Serinë C

Edgar Çani ka arritur të zhbllokohet sa i përket realizimit të një goli, ndërsa për afro 8 muajsh nuk e ndiente emocioinin realizimit. Sulmuesi shqiptar ia doli të realizonte ditën e sotme me skuadrën që militon në “Seria C”, Vibonessen. Këta të fundit morën një fitore në shtëpinë e tyre me rezultatin e thellë 5-0.

Përsa i përket ish-sulmuesit të Kombëtares, Edgar Çani, këtë sfidë të ekipit të tij e ka nisur nga stoli, teksa u aktivizua në minutën 75, kur rezultati ishte 4-0 në favor të tijve. Pas 10 minutash në fushën e blertë, 29-vjeçari arriti të gjente rrjetë duke mbyllur historinë e ndeshjes. Kujtojmë që Edgari është bashkuar këtë sezon me skuadrën italiane, nga ekipi i kryeqytetit të Shqipërisë, Partizanit.

Ish-lojtari kuqezi, në fillimet e karrierës së tij bëri shumë bujë teksa ishte pjesë e disa skuadrave që ishin pjesë në “Seria A” si: Palermo, Peskara apo Katania. Por rendimenti i lojtarit ka qënë jashtë pritshmërive, duke bërë që pak nga pak, Çani të “zhdukej” tek skuadra që është aktualisht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top